SQ | EN | MK | MO | SR

Mbёshtetje pёr zhvillimet me shkarkime tё ulta karboni nё Evropёn Juglindore (SLED)

SLED mbështet procesin e zhvillimit të politikave kuadër për shkarkime të ulta karboni dhe ndihmon komunitetin e donatorëve me informacion më të zgjeruar mbi politikat dhe projektet e mundshme për zhvillimet me shkarkime tё ulta karboni.

Objektivi

Projekti SLED mbështet procesin e zhvillimit të politikave kuadër për shkarkime të ulta karboni dhe ndihmon komunitetin e donatorëve me informacion më të zgjeruar mbi politikat dhe projektet e mundshme për zhvillimet me shkarkime tё ulta karboni.

Aktivitetet

  • Përgatitja e skenarëve për zhvillimin e sektorit të energjisë elektrike në vendet e synuara deri në vitin 2030, duke identifikuar kostot dhe përfitimet e zhvillimt me shkarkime tё ulta karboni, si dhe duke identifikuar mundësitë për investime dhe sinergjitë që derivojnë nga bashkëpunimi ndërkufitar.
  • Përgatitja e skenarëve në nivel vendi për zhvillimin e eficiencës së energjisë në ndërtesa deri në vitin 2030, duke specifikuar kostot dhe ndikimet e ndërhyrjeve dhe duke vlerësuar ndikimet e politikave të ndryshme të mundshme.
  • Vënia në dispozicion të publikut e njohurive “know-how” mbi zhvillimin e skenarëve për eficiencën e energjisë në ndërtesa.
  • Forcimi i kapaciteteve lokale në lidhje me punën analitike për eficiencën e energjisë në ndërtesa.

Ndikimet

  • Vlerësimet në niveli vendi të dy sektorëve kyç për zvogëlimin e shkarkimeve të gazeve serë deri në vitin 2030.
  • Përgatitja dhe vënia në dispozicion të qeverive e pjesës më të madhe të punës analitike të nevojshme për strategjitë e zhvillimeve me shkarkime të ulta karbonit në vendet e synuara.
  • Identifikimi në shkallë kombëtare i alternativave kosto efektive të zvogëlimit të shkarkimeve të gazeve serë dhe i masave të duhura zbutëse.
  • Vënia në dispozicion të publikut e njohurive “know-how” mbi zhvillimin e skenarëve për efiçencën e energjisë në ndërtesa.
  • Forcimi i kapaciteteve lokale në lidhje me punën analitike për efiçencën e energjisë në ndërtesa.

Shtrirja gjeografike

Shqipëri, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Kosovë*, Mali i Zi dhe Serbi

* Ky përcaktim nuk paraqet paragjykim mbi qëndrimet për statusin dhe është në përputhje me RKSKB 1244 dhe Opinionin e GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.